Ambasadori britanik thotë se bashkimi kombëtar tingëllon si kërcënim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ambasadori britanik thotë se bashkimi kombëtar tingëllon si kërcënim

    Insajderi
    05 May 2016 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mesin e shumë pyetjeve që kishin të bëjnë me liberalizmin e vizave, pati edhe pyetje lidhur me bashkimin kombëtar, temë mbi të cilën ai tha se është e ndërlikuar.

    Në pyetjen, se përse bashkësia ndërkombëtare është kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ambasadori O’Connell ka thënë se bashkimi kombëtar po tingëllon si kërcënim.

    “Kosova ka kërkuar pavarësinë e saj. Bashkësia ndërkombëtare e ka njohur shtetësinë e Kosovës në bazë të planit të Ahtisaarit, i cili përjashton bashkimin me Shqipërinë. Dhe të them të drejtën kur dëgjoj të thuhet se në Ballkan do të ketë stabilitet vetëm nëse bashkohet Kosova me Shqipërinë, tingëllon si kërcënim”, ka thënë O’Connell.

    O’Connell prej një viti e gjysmë ushtron detyrën e ambasadorit të Britanisë së madhe në Kosovë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark