Universiteti i Tetovës nderon Demaçin me titullin "Honoris Causa" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Universiteti i Tetovës nderon Demaçin me titullin “Honoris Causa”

    Insajderi
    05 May 2016 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Ky titull intelektualit, humanistit dhe atdhetarit të shquar shqiptar, Adem Demaçi, i jepet për flijimin e tij deri në vetëmohim për çështjen kombëtare, për kontributin e jashtëzakonshëm prej humanistit dhe për sakrificat sublime për arsimin kulturën dhe shkencën shqiptare”.

    Ne emër të zotit Demaçi , ishte nipi i tij Diell Demaçi, që e pranoi titullin nga rektori i Universitetit ,Vullnet Ameti.

    Me këtë rast, fjalë përshëndetëse patën edhe ministrat e Arsimit të Kosovës dhe Shqipërisë, Arsim Bajrami dhe Lindita Nikolla, njofton RTK.

    Vendimin për shpalljen e zotit Adem Demaçi, Doctor Honoris Causa,i Universitetit te Tetovës, përmes një telegrami e përgëzoi edhe presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi, duke theksua e se “Me qëndresën e tij, Adem Demaçi u bë simbol i lirisë filozofike kombëtare dhe universale, sepse për realizimin e lirisë ai u përkushtua në të gjitha fazat jetësore”.

    Ditë më parë në këtë universitet është mbajtur edhe një simpozium shkencor me temë  ”Adem Demaçi: Atdhedashuria dhe Intelektualizmi”, kushtuar veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark