Insajderi
Lajme

Ahmeti merr pjesë në konferencën e organizuar nga Ban Ki Moon

Insajderi
05 May 2016 - 19:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Kjo konferencë vjen pas nënshkrimit të COP nga 170 shtete të botës për politikat në luftimin e ndryshimeve klimatike. Prishtina është pjesë e koalicionit Compact of Mayors të 400 qyteteve për veprime konkrete”, njofton Ahmeti përmes Facebook-ut.

Ahmeti njofton për takimet me kryetarë të komunave të Miamit dhe Montrealit.

“Sot pata kënaqësinë e veçantë të jem pjesë në njërin prej paneleve kryesore të konferencës me kryetarin e Miami, Gimenez dhe kryetarin e Montrealit Coderre. Bashkëbiseduam për rolin e komunave në këtë iniciativë botërore”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.

Kjo nuk është hera e parë që lideri i kryeqytetit kosovar merr pjesë në konferencën “Climate Actions”. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark