Insajderi
Lajme

Kadri Veseli: Do të shkruaj për luftën kur të dal në pension

Insajderi
05 May 2016 - 21:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se do të flas e shkruaj për luftën kur të jetë momenti dhe kur të mos jetë i përfshirë nga emocionet.

Ish-shefi i SHIK-ut, tash kandidat për kryetar të PDK-së, ka thënë se ka vendosur që të heshtë gjatë këtyre viteve për shkak se kështu e “ka gjenin”.

Por ka thënë se do të vijë një ditë kur ai do të shkruaj të gjitha rrëfimet e luftës dhe të pas luftës në Kosovë.

“Do të shkruaj kur të dalë në pension”, ka thënë Veseli në një intervistë për “Zonën e Debatit”.

Veseli gjithashtu ka thënë se kurrë nuk e kishte menduar se do të futej në politikë./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark