Insajderi
Botë

“Rolling Stones” ia ndalon Trump-it përdorimin e këngëve të tyre

Insajderi
05 May 2016 - 23:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Grupi legjendar i rokut The Rolling Stones i ka kërkuar Donald Trumpit, kandidatit republikan presidencial, të mos përdorë këngët e tij në aktivitetet për fushatë.

“The Rolling Stones nuk kanë dhënë ndonjëherë leje për përdorimin e këngëve dhe kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të tyre,” thuhet në një deklaratë të grupit.

Në aktivitetet e zotit Trump për fushatë janë përdorur shpesh këngët “You Can’t Always Get What You Want” dhe “Start Me Up” për të mobilizuar turmat.

Më parë artisti Everlast i kërkoi fushatës së Donald Trumpit të ndalë përdorimin e këngës “Jump Around” ndërsa Neil Young, R.E.M. dhe Adele kanë shprehur ankesa për përdorimin e këngëve të tyre.

Disa artistë kundërshtojnë përdorimin e këngëve të tyre pa leje pasi kërkojnë kompensim financiar për këtë përdorim; të tjerët shprehin kundërshtim pasi nuk duan që vepra e tyre të shoqërohet me një mesazh politik të cilin ata e kundërshtojnë./VOA


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark