Insajderi
Lajme

Thaçi pret në takim ata që vulosën ligjshmërinë e tij si president

Insajderi
06 May 2016 - 07:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kështu bëhet e ditur në agjendën zyrtare të Presidencës së Kosovës. Takimi do të mbahet në Zyrën e Presidentit, me fillim në orën 09:30.

Vendimi I Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjen e Thaçit president kishte ngjallë kundërshti tek opozita duke thënë se ka qenë vendim politik.

Madje e kishin quajtur edhe vendim që shpëton Thaçin nga rrëzimi i këtij posti.

Presidenti i rrëzuar nga kjo Gjykatë, Behxhet Pacolli, mbi rastin e të cilit ishte krijuar alibia për shkeljet në rastin e Thaçit, e kishte quajtur vendim e Kushtetueses.

Ish-presidenti i rrëzuar nga ky post nga Gjykata Kushtetuese, Behxhet Pacolli kishte deklaruar se procesi i rrëzimit të tij nga presidenca ka qenë i orkestruar.

Për këtë ka ofruar si shpjegim faktin se për Gjykatën Kushtetuese në rastin në tij është dashur të jenë të pranishëm të gjithë deputetët, ndërsa në rastin e Hashim Thaçit vetëm e 2/3 e deputetëve.

“Shihet qartë që ka qenë një gjë e përgatitur. Tash mua me jepet një dyshim që ky instrumentalizim që të zgjidhet Presidenti në kohën kur jam zgjedhur unë, ka qenë një lojë. Ka qenë një gjë e orkestruar”, kishte thënë Pacolli për emisionin “Rrokum Roll”./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark