Insajderi
Lajme

UEFA dhe liberalizimi rrisin kryeministrin në Facebook

Insajderi
06 May 2016 - 08:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Por lajmi se Kosova u pranua në UEFA e bëri kryeministrin të famshëm në rrjete sociale, apo siç njihet në gjuhën e internetit “shkoi viral”.

Mori 10 mijë pëlqime dhe numri i ndjekësve u rrit ndjeshëm.

Por shpërthimi i vërtetë i kryeministrit në rrjetin social Facebook, u bë kur ai publikoi lajmin për liberalizmit ë vizave edhe për këtë lajmin në Facebook nuk e dha i pari kryeministri.

Por megjithatë për brenda një jave kryeministri u bë më i pranishëm në Facebook. Tash ka afro 20 mijë ndjekës apo dyfishin e asaj që kishte para 1 majit.

Mustafa që nuk ka pasur përvojë të mirë me këtë rrjet social pasi ka shkaktuar shumë gabime që i janë shndërruar në skandale, sikur ai i fshirjes së statuseve dhe gjuhës jo të përshtatshme.

Mustafa

Në dhjetor të vitit 2015 pati mbyllur llogarinë e tij në Facebook,  ndërsa është rikthyer me 4 shkurt, me një status ku njofton opinionin se janë duke u bërë përgatitje për shënimin e 8 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Megjithatë Mustafa, ende mbetet larg, presidentit Thaçi i cili është politikani më më së shumti ndjekës në rrjete sociale, por presidenti vet në rrjete sociale ndjek vetëm miqtë e tij që janë edhe ministra, politikanë botëror dhe media ndërkombëtare. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark