Një person nga Bërnica përfundon në burg për fyerje ndaj bashkëshortes   - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një person nga Bërnica përfundon në burg për fyerje ndaj bashkëshortes  

    Insajderi
    06 May 2016 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dhuna në familjet kosovare po del në pah çdo ditë e më tepër, sidomos dhuna e meshkujve ndaj femrave të cilat shumë herë nuk denoncojnë atë, por një grua nga një fshat i Prishtinës e ka denoncuar bashkëshortin jo për dhunë fizike por për diçka jo fort të zakonshme në Kosovë.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një grua nga fshati Bërnicë e Poshtme në Komunë e Prishtinës, ka denoncuar bashkëshortin e saj për fyerje dhe kërcënim.

    Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të ënjtën rreth orës 13:30 dhe tashmë bashkëshorti i denoncueses është dërguar në burg.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Serb, pasi që i njëjti në gjendje të dehur ka fyer dhe kërcënuar bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark