Pesë raste të dhunës ndaj femrave brenda një dite - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pesë raste të dhunës ndaj femrave brenda një dite

    Insajderi
    06 May 2016 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, çdo ditë e me tepër po raporton për rastet e dhunës familjare, viktimat e të cilave shumica janë gra.

    Çdo ditë në raportet 24 orëshe të Policisë raportohet raste të tilla, por e enjtja e 5 majit ka qenë e mbushur me raste të dhunës ndaj femrave dhe atë në  disa rajone në Kosovë.

    Vetëm gjatë ditës së djeshme, Policia thotë të jetë marrë me 5 raste të dhunës së meshkujve ndaj femrave.

    Format e dhunës dallojnë prej asaj kur meshkujt në gjendje të dehur kërcënojnë dhe fyejnë bashkëshortet e tyre e deri tek kanosja me armë zjarri.

    Një rast ka ndodhur në Prishtinë, ku sipas Policisë së Kosovës, një mashkull pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Ky person, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    Në fshatin Bërnicë e Poshtme në Prishtinë të enjten është regjistruar edhe një rast, ku një person në gjendje të dehur ka fyer dhe kërcënuar bashkëshorten e tij. Edhe ky person, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    E në Ferizaj, një mashkull ka kërcënuar një femër por nuk jepen arsye pos lajmit se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Po në Ferizaj, Policia ka raportuar se ka ndodhur një tentim dhunimi të një femre të mitur.

    “Është arrestuar personi që ka tentuar ta dhunoj  viktimën femër K/Shqiptare ( e mitur). Nuk raportohet për lëndime ndërsa i  dyshuari me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

    Një rast i njëjtë me këtë, raportohet të ketë ndodhur edhe në Gjakovë.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht viktimën femër K/Shqiptare( e mitur). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark