
Ka qenë ora 20:10 e së enjtes, kur Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës është dashur të intervenojë në një parandalimin e prishjes dhe rendit publik në këtë qytet.
E gjithë sherrin e ka bërë një femër me nënshtetësi të Ukrainës e cila në gjendje të dehur fillimisht ka shkaktuar probleme dhe grindje me bashkëshortin e saj në publik, deri sa nuk ka intervenuar Policia.
“Është arrestuar e dyshuara femër me nënshtetësi të Ukrainës pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj dhe nën ndikim të alkoolit ka prishur rendin dhe qetësin publike”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Por as Policia nuk kishte mundur ta ndalte lehtë ukrainasen e cila ka rezistuar të arrestohej.
Por në fund Policia ia kishte dalë ta arrestojë dhe qetësojë ukrainasen.
“E njëjta gjatë arrestimit ka rezistuar dhe penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit të dyshuarës, pas këndelljes do ti merret deklarata dhe rasti do të dërgohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Insajderi.com