Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy shtetasve kosovarë për terrorizëm - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy shtetasve kosovarë për terrorizëm

    Insajderi
    06 May 2016 - 16:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sic thuhet në komunikatë, të pandehurit kanë shkuar në Siri me qëllim që të marrin pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist “Al Nusra” që luftonte për krijimin e shtetit Islamik- ISIS në Siri dhe Irak.

    “Të pandehurit në nëntor të vitit 2013, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, kanë udhëtuar për në Stamboll, e prej aty në qytetin Hatay në kufi me Sirinë, e më pas kanë kaluar në Siri ku janë vendosur në qytetin Azaz”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Kosovës, raporton Insajderi.

    Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën e kryer penale dhe ta dënojë sipas ligjit. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark