
Fleckenstein shprehu mbështetjen e plotë të tij për rekomandimin për heqjen e vizave, dhe tha se shumë shpejtë duhet të jepet drita e gjelbër për implementimin e këtij vendimi.
“Unë e mirëpresë dhe e mbështesë plotësisht rekomandimin për heqjen e vizave ndaj Kosovës. Sot për sot, Kosova mbetet i vetmi vend në Ballkan që nuk mund të lëvizë i lirë në Evropë. Për këtë liberalizimi i vizave është një hap i rëndësishëm që do të forcoj ekonominë e Kosovës”, tha Fleckenstein.
Visa liberalisation for Kosovo, Ukraine and Georgia – Better late than never! More from @knufleckenstein here: https://t.co/KqxFF884Cd
— S&D Group (@TheProgressives) May 4, 2016
Ai shprehu mbështetje dhe mirëseardhje edhe për dy vendet e tjera që fituan rekomandimin për heqjen e vizave, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Impementimi i kësaj marrëveshjeje do të kaloj në parlamentin Evropian dhe Këshillin e Ministrave të cilët do ta marrin vendimin përfundimtar. /Insajderi.com