
“Siç duket ditën e nesërme do të shkojmë me një kandidat të vetëm, por nëse ka interesim në konventë mund të paraqiten edhe kandidatë të tjerë, të cilët mendojnë se kanë vizion”, tha Hoxhaj.
Ai ka bërë të ditur se ditën e parë të Konventës janë të ftuara edhe disa Organizata Joqeveritare që merren me vëzhgimin e zgjedhjeve të brendshme.
Kandidati i vetëm i paraqitur deri më tani, Veseli, kishte thënë publikisht se priste kundër kandidat në zgjedhjet partiake, pas një mbledhje të Kryesisë së partisë para një muaji.
Konventa e shtatë e jashtëzakonshme zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë dyditore dhe në të do të votohet për kryetarin e ri të partisë.
Kryetar i Partisë Demokratike për 17 vite me radhë ishte Hashim Thaçi, i cili tanimë ka marrë detyrën e presidentit të Republikës së Kosovës. /Insajderi.com