Policia maqedonase vlerëson aksionin e Kumanovës si më të vështirin ndonjëherë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia maqedonase vlerëson aksionin e Kumanovës si më të vështirin ndonjëherë

    Insajderi
    06 May 2016 - 18:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre ditë para përvjetorit të parë të aksionit të Kumanovës, Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë e ka vlerësuar si më të vështirin që nga formimi i njësisë për intervenim të shpejtë “Tigrat”.

    Këto komente u bënë në shënimin e ditës së policisë

    “Në këtë operacion për fat të keq kanë humbur jetën tre pjesëtarë të njësisë për punë speciale dhe pesë pjesëtarë nga njësia për intervenim të shpejtë, dhe kemi pasur mbi 30 pjesëtarë të plagosur,” ka thënë Slavco Petruveski, komandantit i njësitit Tigrat”, njofton Alsat M.

    Dje, presidenti Ivanov dekoroi të tetë policët e vrarë më 9 maj në Lagjen e Trimave në Kumanovë./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark