Insajderi
Botë

Gjermani, hedhen poshtë akuzat për sulm seksual ndaj emigrantit

Insajderi
06 May 2016 - 18:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një gjykatës në Këln të Gjermanisë ka hedhur poshtë akuzat për sulm seksual kundër një algjeriani.

Një zëdhënës i gjykatës ka thënë se “nuk është dëshmuar” se 26-vjeçari ka marrë pjesë në sulm seksual.

Gjyqi të premten ka qenë i pari për sulmet seksuale në Këln të Gjermanisë, të cilat dyshohet se kanë ndodhur gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Mbi 1,000 gra kanë thënë se janë sulmuar seksualisht ose janë plaçkitur.

Për këto sulme, në masë të madhe janë fajësuar migrantët.

Vitin e kaluar, në Gjermani kanë kërkuar azil mbi 1.1 milion veta.(rel)

 

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark