Ai, nëpërmjet një postimi në Facebook, deklaratat e Veselit i ka quajtur fyese, duke mos e pranuar krahasimin e Kosovës me Izraelin.
“Kryetar i Kuvendit të Kosovës, si nuk të vjen turp, si nuk ke marre ta barazosh Kosovën me shtetin e Izraelit”, shkruan Kelemendi në Facebook.
Ndërsa, sa i përket deklaratave të Veselit se Kosova duhet të largohet nga Turqia, kryetari i partisë Fjala, ka thënë se ai ka kaluar çdo kod dhe normë diplomatike, dhe ka fyer rëndë raportet e shkëlqyera me Turqinë, kur ka thënë se duhet “larguar nga Turqia”.
“Mos harro se Republika e Turqisë është prej vendeve të para që ka njohur Pavarësinë e Kosovës dhe është prej vendeve që vazhdon të lobojë fuqishëm për Pavarësinë e Kosovës. Ndërsa Izraeli ende nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës. Ju si Kryetar Kuvendi po e izoloni Kosovën, po dëshironi t’i largoni miqtë më besnikë që ka Kosova. Kosova ka nevojë edhe për SHBA, Be, Turqinë dhe të tjerët”, ka thënë Kelmendi.
Kryeparlamentari Veseli mbrëmë i ftuar në një emision në Klan Kosova, tha se Kosova duhet të largohet nga Turqia dhe të orientohet kah perëndimi. /Insajderi.com