Insajderi
Lajme

Ngritje temperaturash javën tjetër

Insajderi
06 May 2016 - 22:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira të dendura, të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit të dobët deri në mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes.

Java e ardhshme pritet të jetë më e nxehtë, me temperatura maksimale mbi 22 gradë Celsius, por me riga të shpeshta shiu.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark