Insajderi
Lajme

Veseli: Ua jap besën se nuk do t’ju zhgënjej

Insajderi
07 May 2016 - 15:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

“Unë e çmoj shumë besimin që më jepni dhe ju them si shqiptar krenar që besa është një kontratë e shenjtë e zotohem para jush që nuk do t’ju zhgënjej. Por dua t’ju siguroj për diçka: unë kam për të përjetuar të njëjtën dhimbje si ju”, tha Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës pak minuta pasi u bë kryetari i ri i PDK-së ka shkruar në Facebook, duke thënë se do të bëjë çmos për rrugën Euroatlantike të Kosovës.

“Kam për të kaluar pafund netë pagjumë duke vrarë mendjen se çfarë mund të bëj më mirë që shteti ynë të bëhej sa më shpejtë anëtar i BE-së dhe NATO-s dhe që qytetarët tanë të jetojnë sa më të begatë dhe të lirë”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark