Serbët e Kosovës të vetmit pa viza - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët e Kosovës të vetmit pa viza

    Insajderi
    07 May 2016 - 17:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendimi i fundit i Komisionit Europian që qytetarëve të Kosovës t’u hiqen vizat për të udhëtuar në Zonën Schengen do t’i lë pa viza dhe të izoluar vetëm serbët e Kosovës, nëse ata vazhdojnë të mos pranojnë dokumentet e shtetit të Kosovës

    Pasaportat e Republikës së Serbisë, të cilën e posedojnë serbët e Kosovës nuk është e barabartë me pasaportat e qetarëve të tjerë brenda Serbisë, për shkak se ato lëshohen nga organet paralele këtu në Kosovë, shkruan Vecernje Novosti, njofton Klan Kosova.

    Prandaj serbët e Kosovës do të mund ta gëzojnë liberalizimin e vizave për Kosovën vetëm nëse ata pranojnë të marrin pasaportat e shtetit kosovar. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark