
LDK shpreh besimin në vazhdimin e bashkëpunimit me PDK-në, që siç thuhet në komunikatë, në përpjekjet e përbashkëta për avancimin e proceseve integruese euroatlantike.
“Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa i uron suksese z. Kadri Veseli në këtë detyrë, duke shprehur besimin në bashkëpunim të mëtejmë në kuadër të përpjekjeve të përbashkëta të shoqërisë dhe skenës politike kosovare”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Para se këto dy parti të lidhnin marrëveshje koalicioni, shumë deputet të LDK-së akuzonin kryetarin e sapo zgjedhur të PDK-së për vrasjet e pamëshirshme të ndodhura pasluftës. Së fundmi ishte Besa Gaxheri, deputete e Lidhjës Demokratike të Kosovës, e cila tha se “e kaluara e Veselit, nuk i duhej as PDK-së e as Kosovës”.
Gaxherri tha se Veseli duhet të jap përgjigje për vrasjet e pasluftës që janë bërë nga SHIK-u.
Kadri Veseli ishte për rreth 10 vite në krye të Shërbimit Intelegjent të Kosovës, derisa në vitin 2012 u fut në politikë ku u ngjit me hapa të shpejtë deri tek kreu I Partisë Demokratike të Kosovës. /Insajderi.com