Insajderi
Botë

Profili i kryetarit të parë mysliman të Londrës, që është tifoz i Liverpool-it

Insajderi
07 May 2016 - 19:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Sadiq Khan, 45 vjeçar, është personi i parë me ngjyrë apo nga minoritetet që ka arritur të bëhet kryetar i Londrës.  Ai po ashtu është kryetari i parë mysliman në një qytet të madh perëndimor.

Fitorja e tij i dha fund qeverisjes tetë vjeçare të Boris Johnson.  Fitorja e tij po konsiderohet edhe si ndihmesë për liderin e Laburistëve, Jeremy Corbyn.

Por, sa në fakt dimë për njeriun që po e mban fatin e Laburistëve në duart  tija?

Ai është i biri i një pakistanezi, shofer i autobusit.  Babai i tij erdhi në Britani në vitet e 1960-ta dhe ka qenë një shofer autobusi, ndërsa nëna e tij ka fituar paratë për jetësë duke punuar si rrobaqepëse.

Ai ka shtatë vëllezër e një motër.  Shtatë nga ta kanë diploma universitare, kurse njëri është nj mekanik i suksesshëm.

Babai i tyre nuk dëshironte që ata të bëheshin shoferë të autobusit, shkruan Mirror.

“Prindërit e mi dëshironin që ne të bënim diçka më mirë se sa ata,” ka thënë ai.  “Babai im kurrë nuk është ndjerë keqë që ka qenë shofer autobusi, por është e qartë, dhe po e them në një mënyrë jo arrogante: ai ka qenë më mirë i edukuar se sa për atë punë.”

Sadiq Khan është një londinez që përkrah Lilverpool-in.  Khan është tifoz i Liverpool-it meqë vëllezërit e tij kanë qenë viktima të racizmit në stadiumin e Chelsea-t, Stamford Bridge.

“Përvoja ime e parë që lidhet me futbollin ka qënë kur dy vëllëzërit e mi shkuan në Stamford Bridge të shohin Chelsea-n dhe ata kanë qenë viktima të thirrjeve raciste,” ka treguar ai.

Ai u bë avokat dhe më pastaj deputet. Khan ka studiuar juridikun në Londër.  Është i specializuar në të drejtat e njeriut dhe ka hapur një firmë së bashku më një avokat tjetër.

Ai u bë deputet fillimisht në vitin 2005 dhe shumë shpejt la gjurmë në parlament./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark