Sadiq Khan, është këto ditë një prej politikanëve më të përmendur në botë, karshi garës presidenciale në Amerikë, për shkak se u bë kryetari i parë mysliman që drejton qytetin metropol të Evropës.
Në qershor të vitit të kaluar, Khan i Partisë Laburiste kishte marrë pjesë në Festivalin e Kulturës shqiptare, një aktivitet i komunitetit shqiptar në Angli.
Aktiviteti i mbajtur me 8 qershor të vitit të kaluar kishte ftuar edhe Khan i cili kishte folur me nota pozitive për shqiptarët.
Madje kishte premtuar edhe një vizitë në Kosovë dhe Shqipëri.
“Unë i dua shqiptarët – (foli në shqip) – dhe mezi pres të bashkëpunoj me ta, si dhe të vizitojë Shqipërinë e Kosovën”, kishte deklaruar Sadiq Khan, njeriu që tani do të bëhet kryebashkiaku i metropolit britanik, raportojnë mediat në Shqipëri
Për herë të parë në histori, Londra do të ketë një kryebashkiak mysliman, me origjinë jo angleze.
Me një baba shofer autobusi dhe nënë rrobaqepëse, Khan lindi në Londër në vitin 1970. U rrit së bashku me 7 vëllezër në një “shtëpi këshilli” në kryeqytetin britanik.
Studioi Drejtësi në Universitetin e Londrës. Avokat i specializuar për të drejtat humane, në vitin 2005 hyri për herë të parë në Parlament.
U bë politikani i parë mysliman me prejardhje aziatike. Ish-ministër i Drejtësisë në opozitën laburiste të drejtuar nga Ed Miliband, Khan ishte dhe nënsekretar për komunitetet etnike dhe lokale dhe më pas në vitin 2008 Ministër Transportesh.