Xhihadistët e Kosovës dyshohet të jenë trajnuar në kampin e fshatit Debëllde - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Xhihadistët e Kosovës dyshohet të jenë trajnuar në kampin e fshatit Debëllde

    Insajderi
    08 May 2016 - 21:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kështu ka rrëfyer një nga pjesëmarrësit e këtij kampi, i cili tregon se si hoxha tashmë i arrestuar, Zekirja Qazimi, kishte organizuar kampin me qëllim rekrutimin e fëmijëve kosovarë për luftë xhihadiste.

    Siç ka mësuar Zona Express, menjëherë pas luftës ishin rekrutuar rreth 100 fëmijë kosovarë, dhe ishin dërguar në fshatin Debëllde të Vitisë,ku siç rrëfen dëshmitari i Express, ishin shfaqur filma me skena horror, dhe filma indoktrinues kundër të krishterëve dhe hebrenjve.

    “I kam pas 14 vjeç. Organzimimin e ka ba Zeka me Ridvan Haqifin dhe Hafiz Adnanin, dhe kur e kanë pas këtë kamp, na kanë thanë se do shkojmë në Prizren për vizitë.

    Por na mashtruan dhe më pas na dërguan në Debëllde të Vitisë dhe për një javë kemi qëndruar në mal”, thotë dëshmitari, i cili nuk ka dashur të zbuloj emrin për shkaqe sigurie.

    Ai tregon se në këtë kamp të Debelldes kishte mësuar të përdorë armë të ndryshme dhe shpatë. Dyshohet po ashtu se nga ky kamp rekrutimi kanë dalë shumica e xhihadistëve kosovarëve që kanë luftuar në Sirisë. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark