
Sot në Ditën e Evropës, para Teatrit Kombëtar në Prishtinë do të mbahet një ceremoni inaugurimi për vendosjen e simbolit LetGo EU.
Ky simbol shpreh në mënyrë simbolike rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Ceremonia mbahet në ora 11.
Po ashtu, për të shënuar Ditën e Evropës është paralajmëruar se , Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, përkatësisht Drejtorinë e Shërbimeve Publike, me ndërmarrjen “Pastrimi” dhe Kompaninë për menaxhimin e mbeturinave në Kosovë do të largojnë një nga deponitë më të madhe të mbeturinave në kryeqytet që gjendet në fshatin Bardhosh, pastrimi i së cilës do të bëhet me eskavator./Insajderi.com