AAK: Kosova shënon Ditën e Evropës me shumë probleme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    AAK: Kosova shënon Ditën e Evropës me shumë probleme

    Insajderi
    09 May 2016 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka uruar qytetarët për Ditën e Evropës duke thënë se rruga jonë drejt anëtarësimit të plotë në këtë bashkësi është e pa alternativë.

    Por, AAK thotë se Kosova po e shënon këtë ditë duke u përballur me probleme të shumta.

    “Në Ditën e Evropës, që sigurisht është një ditë e shënuar për Kosovën dhe qytetarët e saj, s’kemi si të mos shprehemi të pakënaqur me trendët zhvillimore që janë parakusht i anëtarësimit të plotë të Kosovës në BE”, thuhet në një komunikatë për media të kësaj partie.

    “Fakti që Kosova, është e fundit në rrugëtimin e saj drejt Evropës së Bashkuar, e pamundëson çdo lloj ekzaltimi, edhe për rekomandimin e fundit për liberalizimin e vizave”.

    “Lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe sundimi i rendit dhe ligjit, mbeten dy sfidat kryesore për institucionet e vendit”, deklaron kjo parti./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark