Protestë në një vjetorin e ngjarjeve në Kumanovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Protestë në një vjetorin e ngjarjeve në Kumanovë

    Insajderi
    09 May 2016 - 13:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë mbushur sot një vit nga dita kur ndodhi incidenti i armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë,ku mbeten te vrare 8 policë maqedonas dhe 10 persona te grupit te armatosur.

    Në përkujtim të këtij përvjetori sot në Kumanovë do të mbahet një marsh përkujtimor,organizuar nga Këshilli i familjarëve nga Lagja e Trimave.

    Ky këshill u ka bërë apel ambasadës  amerikane në Shkup dhe asaj të Bashkimit Evropian,që të bëhet hetim ndërkombëtar për ngjarjet qe ndodhën në Lagjen e Trimave,në maj të vitit të kaluar.
    Po sot në Shkup,Këshilli opozitar shqiptar organizon një protestë me moton “Dita për drejtësi,dinjitet dhe demokraci”, njofton televizioni publik,

    Protesta do të nis nga Parku i Çairit në orën 17:30 dhe do të vazhdoj drejt Qeverisë së Maqedonisë,ku është paralajmëruar të lexohet deklarata e protestës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark