
Shpalosja e këtij instilacioni është një “shuplakë” ndaj BE-së, ndaj të cilët është kritikuar për vonesat në integrimin e Kosovës në familjen e saj.
Ideatorët thonë se ky objekt do të jetë simbol i izolimit shumëvjeçar të Kosovës dhe sfidave që e presin në të ardhmen shtetin më të ri të Evropës.
Njëri prej ideatorëve të këtij instalacioni, Etrit Zeneli tha se 6 pullat e simbolizojnë Kosovën dhe lënien anash të vendit tonë.
I pranishëm në shpalosjen e këtij objekti ishte edhe Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku Ai tha se instalacionin është një rikujtim për gjithë ata që bënë përpjekje për integrime evropiane.
Dita e Evropës është duke u shënuar për herë të parë në Kosovë që prej heqjes së vizave për shtetasit kosovarë. /Insajderi.com