Shqipëri, votohet në parim reforma e shumëpërfolur në drejtësi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqipëri, votohet në parim reforma e shumëpërfolur në drejtësi

    Insajderi
    09 May 2016 - 14:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reforma në drejtësi është votuar në parim nga opozita dhe mazhoranca, që kanë arritur dakordësinë e parë.

    Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, theksoi se “ka votë në parim për projektin kushtetues, edhe falë kontributit të opozitës”.

    “Duhet të ecim me ritme të shpejta. Nëse ekziston vullneti, do e përfundojmë në kohë. Procesi është ndarë në 6 kapituj. Kam propozuar këtë ndarje: integrimi, Gjykata Kushtetuese, gjyqësori, institucionet e reja, prokuroria dhe i fundit me dispozitat kalimtare dhe vetingun”, u shpreh Xhafaj, i cili shtoi se pret që gjithçka të përfundojë shumë shpejt, njofton Top Channel.

    “Çdo ditë do të punojmë për të ezauruar çdo kapitull. Me vullnet, nuk ka arsye pse të mos përfundojë në kohë të shkurtër. Debatin e kemi ezauruar, kështu që ka shumë pak çështje që mund të kenë nevojë për vendimmarrje politike”, tha Xhafaj.

    Ndërsa deputeti demokrat, Eduard Halimi tha se “çështjet politike duhet të fillojnë të negociohen sa më shpejt”.

    “Procesi sot me votimin në parim mori një hap për diskutimin nen për nen. Nesër do të fillojë diskutimi nen për nen për amendamentet kushtetuese. Qëndrimi i opozitës është votimi pro për fillimin e diskutimit nen për nen”, shtoi Halimi.

    Por, deputeti demokrat theksoi se “votimi pro nuk nënkupton dhe votën pro për amendamentet për çështjet politike”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark