Limaj: Hashim e Kadri, s’ka më që ju të hidhni gurë e të fshihni dorën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Limaj: Hashim e Kadri, s’ka më që ju të hidhni gurë e të fshihni dorën

    Insajderi
    09 May 2016 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky i fundit pati kërkuar sqarime nga Limaj për një takim që, siç ka thënë ai, e ka pasur me dëshmitarin kryesor të “Bllaca 1” dhe “Bllaca 2”, si dhe në rastin e deputetit të arrestuar Azem Syla.

    “Hashim e Kadri, e keni keqkuptuar qëndrimin tim duke mos ua kthyer, duke heshtur.!
    Unë do të ju përgjigjem juve tani e tutje, s’ka më që JU të hedhni gurë e të fshihni dorën!”, shkruan Limaj në Facbook.

    I pari i NISMA-s më tej akuzon Shabn Sylën, për të cilin thotë se është paguar që të dëshmoj të pavërteta për të.

    “Kurse një përgjigje të shkurt për ju zotëri Shaban Syla, pas asaj që pash në medie lidhur me një letër publike tuajën drejtuar mua, duke lexuar aty se keni qenë edhe i shtyer, duke tentuar madje edhe të ju paguajnë që të dëshmoni të pavërteta kundër meje. Unë ju përgëzoj që nuk keni dëshmuar rrejshëm, që nuk keni rënë pre e këtyre intrigave kundër meje, sepse e vërteta vonon por gjithnjë triumfon”, thotë Limaj, njofton Insajderi.com.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark