Kosova shpëton edhe kësaj here nga Panama Papers - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova shpëton edhe kësaj here nga Panama Papers

    Insajderi
    09 May 2016 - 18:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Botimi i 200  mijë dokumenteve të reja “Panama Papers” nuk ka sjellë ndonjë të re për Kosovën. Në fakt, Kosova nuk është as në listën e vendeve të përfshira në dokumentet e lëshuara, e kësisoj nuk është as edhe një kompani e lidhur me Kosovën që është pjesë e këtyre dokumenteve të publikuara të hënën në orën 18:00.

    Kosova nuk ishte përfshirë as në pjesën e parë të dokumenteve Panama Papers që zbuluan skandale sesi njerëz të pushtetshëm sikurse Vladimir Putin e shumë të tjerë të pasur kanë fshehur para në kompanitë “offshore”.

    Në listën e dytë të dokumenteve, gjithsej 200 janë gjetur 5 kompani nga Shqipëria.

    Pesë kompani nga Shqipëria kanë fshehur paratë në Panama


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark