Sulmohet brutalisht gazetari në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Sulmohet brutalisht gazetari në Tiranë

    Insajderi
    10 May 2016 - 00:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetari sportiv Eduart Ilnica është masakruar mbrëmjen e sotme në mes të Tiranës, ndërsa është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

    Ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, ndërsa nuk ka ndonjë të dhënë nga policia në lidhje me këtë ngjarje.

    Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth 1 orë me parë. “Mediat e kanë kolegun këtu të larë në gjak…”, shkruan në profilin e tij në Facebook, gazetari Ilir Kadia.

    Nuk dihen ende autorët e kësaj ngjarje të rëndë, por besohet se ngjarja ka lidhje me ndeshjen mes Korabit dhe Kastriotit, ku të shtunën ndodhi një sherr masiv në Peshkopi. Ilnica është një tifoz i zjarrtë i Korabit edhe për faktin se është nga Dibra./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark