
Demir Limaj, vëllai i deputetit të Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka bërë një numër të konsiderueshëm gabimesh në një njoftim të tij për mbrojtje me sukses të temës së disertacionit për doktoraturë.
Në njoftimin e tij të shkurtër në Facebook, ndër të tjerash vërehen lehtësisht gabime në vënien e drejtë të shenjave të pikësimit si dhe në shkruarjen e drejtë të fjalëve.
Demir Limaj, që punon si këshilltar për shitje dhe marketing në Postën dhe Telekomin e Kosovës, ka doktoruar në Universitetin Evropian të Tiranës me temën Investimet e Huaja Direkte në Ekonominë e Kosovës.
Duket se gabimet e lëshuara janë bërë për shkak të emocioneve që ka pasur ai me rastin e arritjes së këtij suksesi./Insajderi.com