Ministri Rrahmani kërkon ndihmë nga delegacioni i Bankës Islamike për Zhvillim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Rrahmani kërkon ndihmë nga delegacioni i Bankës Islamike për Zhvillim

    Insajderi
    10 May 2016 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani ka pritur në takim një delegacion nga Banka Islamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit për Zhvillim, me të cilët bisedoi për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.

    Rrahmani ka njoftuar delegacionin arab me projektet të cilat janë duke u zhvilluar në shëndetësi dhe ka mirëpritur interesimin e tyre që të kontribuojnë me projekte konkrete në fushat prioritare.

    Ai gjithashtu tha se nevojat e sektorit shëndetësor në Kosovë janë të mëdha dhe se ndihma e donatorëve dhe kontribuuesve ë tjerë është e nevojshme.

    Delegacioni nga Banka Islamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit për Zhvillim gjatë qëndrimit në MSh ka zhvilluar edhe një takim  të nivelit teknik për t’u njohur nga afër me nevojat konkrete dhe ecurinë e deritanishme të bashkëpunimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark