Bilall Sherifi rrëfen detajet e çarjes së madhe opozitare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bilall Sherifi rrëfen detajet e çarjes së madhe opozitare

    Insajderi
    10 May 2016 - 15:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën ka treguar detaje të një takimi të përfaqësuesve të partive opozitare të mbajtur në shtëpinë e Haradinajt në Gllogjan, ku sipas tij, kishin eskaluar mospajtimet mes tyre.

    Ky ishte edhe takimi i fundit në të cilin kishte marrë pjesë Sherifi, nga ku ishte ndarë i dëshpëruar me qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Sekretarit Organizativ të kësaj partie, Dardan Molliqaj.

    “Ata kishin menduar se ne po kërkojmë azil politik tek Vetëvendosje, sepse na nuk paskemi ditë të bëjmë politike kombëtare”, ka thënë Sherifi duke iu referuar qasjes së Vetëvendosjes në bisedat mes partive opozitare.

    Sipas tij, Vetëvendosje gjatë tërë kohës është thirru në atë se janë partia më e madhe opozitare e bllokut dhe se kanë numrin më të madh të deputetëve e votave.

    Sherifi ka treguar se Dardan Molliqaj, Sekretar i VV-së, i ka thënë atij se që nga Konferenca e Rambujesë “ju nuk keni punuar për interesa të Kosovës”.

    “Bile, bile, më ka thënë që kemi punu për interesa të Serbisë,” ka thënë Sherifi në një intervistë për Radio Televizionin Dukagjinin.

    Sipas Sherifit, më e keqja në këtë situatë ka qenë që as Visar Ymeri e as Albin Kurti nuk e kanë kundërshtuar Molliqajn./Insajderi.com

     

     

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark