Televizioni serb nga veriu i Kosovës thotë se u sulmua në Obiliç - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Televizioni serb nga veriu i Kosovës thotë se u sulmua në Obiliç

    Insajderi
    10 May 2016 - 16:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Siç njofton mediumi serb B92, një shqiptar “i ri në moshë” i kishte sulmuar verbalisht dhe fizikisht gazetaren e televizionit Jasmina Stojkoviç, kameramanin Boban Sekuliç dhe vozitësin Aleksandr Sotliç.

    Gazetarja Stojkoviç tha se personi iu afrua dhe filloi t’i bërtasë dhe ofendoi duke thënë se “vendi i tyre është në Beograd” dhe se ata duhet “të shkojnë në Serbi.”

    Ajo tregon se ata morën një lopatë në një dyqan afër dhe e goditën në krah kameramanin e televizionit.

    Sulmuesi u largua nga vendngjarja pas incidentit, ndërsa ekuipazhi i TV Most u dërgua në stacionin e policisë në mënyrë që të japë deklaratat e tyre. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark