Veseli: Majlinda e Nora, dy heroina bashkëkohore të Republikës së Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli: Majlinda e Nora, dy heroina bashkëkohore të Republikës së Kosovës

    Insajderi
    10 May 2016 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i sapo zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës takoi sot dy xhudistet dhe trajnerët e tyre Driton dhe Agron Kukën.

    “Pata një kënaqësi të jashtëzakonshme që prita në takim Majlinda Kelmendin, Nora Gjakovën së bashku me Driton dhe Agron Kukën. Dy heroina bashkëkohore të Republikës së Kosovës që me talentin dhe punën e tyre të palodhur e kanë ngritur flamurin tonë në nivelet më të larta të sportit ndërkombëtar”, ka shkruar Veseli në Facebook.

    vesel

    Veseli tha se organet qeveritare duhet të krijojnë hapësirën e duhur “në mënyrë që të rinjtë tanë të përfshihen më shumë në sfera të ndryshme të jetës shoqërore në Kosovë”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark