Kosova po i lë investitorët e huaj të ikin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova po i lë investitorët e huaj të ikin

    Insajderi
    10 May 2016 - 17:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ata tregojnë se vendet e rajonit kanë krijuar politika më të favorshme ekonomike për investitorët ndërkombëtarë, dhe kjo sipas tyre, bën që investitorët potencial që vijnë në Kosovë të largohen në kërkim të një ambienti më të favorshëm afarist.

    Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian në Kosovë, Shpend Balija, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se investitorët e huaj duhet të ndihen të sigurt që të investojnë dhe se këtë siguri mund ta krijojnë vetëm institucionet e shtetit të Kosovës.

    “Klima për investime të huaja direkte në Kosovë është një gjë që duhet fokusuar më me efikasitet, përqendrim dhe përkushtim më të madh, për arsye se nëse e marrim shtetin fqinj të Maqedonisë ata e kanë filluar këtë proces me një seriozitet më të lartë dhe me një dinamikë të punës më të përshpejtuar në këtë drejtim. Tani Maqedonia ofron kushte për investitorë të huaj, të cilat janë me një impakt më të lartë ekonomik për investitorin”, shprehet Balija.

    Të hyrat vjetore mesatare të investimeve të huaja, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë periudhës 2009-2013 kanë qenë 400 milionë euro, por, që shënuan rënie në vitin 2014, dhe atë në vetëm 151 milionë euro. Derisa, në vitin 2015 investimet e huaja kanë qenë rreth 320 milionë euro.

    Njohësi i çështjeve ekonomike, Alban Zogaj, thekson se niveli i ulët i investimeve të huaja në Kosovë dhe rënia e tyre, ishte si pasojë e krizës politike në të cilën kishte kaluar Kosova.

    Megjithatë, Zogaj konsideron se do të ketë rritje të investimeve të huaja në të ardhmen.

    “Do të ketë lëvizje më të mëdha sa i përket investimeve të huaja, kjo për shkak se po përmirësohet klima e biznesit gradualisht. Lajmet e fundit në Kosovë do të japin një sinjal shumë të mirë edhe për ekonominë. Anëtarësimi në UEFA pavarësisht se ne e konsiderojmë një aspekt i sportit, por do të ketë efekte pozitive edhe në ekonomi, po ashtu edhe liberalizimi vizave do të jep sinjale të mira për tërheqjen e investitorëve të huaj”, thekson Zogaj.

    Ndërkaq, investitorët të cilat kanë shtrirë tanimë kapitalin e tyre në Kosovë, sipas Shpend Balija nga Këshilli i Investitorëve Evropian në Kosovë, kishin identifikuar si probleme thelbësore në të bërit biznes, moszbatimin e ligjeve dhe nivelin e lartë të korrupsionit. /rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark