
Serwer, i cili është profesor i praktikave të menaxhimit të konflikteve në Universitetin “John Hopkins”, tha se Serbia është në një pozitë të vështirë.
“Ka probleme serioze në Maqedoni, problemet kronike në Bosnjë dhe problemet e vazhdueshme në Kosovë. Sfida më e madhe për Serbinë do të jetë Bosnja”, tha Serwer për B92, raporton Insajderi.
Sipas tij, nuk është e qartë nëse Bosnja mund të funksionojë me kuadrin ekzistues kushtetues dhe marrëdhëniet në mes të Serbisë e Bosnjës janë shumë të rëndësishme në gjetjen e një zgjidhjeje.
Ai tha se mbajtja e një referendumi nga Republika Serbe në Bosnjë nuk duhet mbështetur nga Serbia dhe serbët e Bosnjës. /Insajderi.com