Insajderi
Lajme

Anëtari i Fraksion+: Kalimi në PDK aderimi më i moralshëm

Insajderi
10 May 2016 - 18:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtari i Fraksion +, Leon Duhana që sot bashkë me të tjerët nga ky fraksion që doli nga VV-ja në Partinë Demokratike të Kosovës, ka thënë se bazuar në partitë ekzistuese në Kosovë, aderimi në PDK është “aderimi më i moralshëm”.

“Nëse i analizojmë partitë politike në Kosovë, aderimi në PDK është më i moralshmi”, ka thënë Duhana në “Info Magazine”.

Sipas tij, Fraksion+ ka pasur shumë oferta nga të gjitha partitë dhe madje kanë pasur në plan të themelojnë një parti të re, por në fund kanë vendosur që t’i bashkohen në PDK, pasi vetëm kjo parti i ka siguruar se vizioni i tyre do të gjejë zbatim.

“PDK na ka dëshmuar dhe dhënë mundësinë e hapësirën më të mirë që vizioni jonë pra ai i Fraksion+ të gjejë zbatim”, ka thënë Duhana./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark