Vetëm një muaj më parë Pacolli krenohej me Mimozën dhe e konsideronte shembull - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vetëm një muaj më parë Pacolli krenohej me Mimozën dhe e konsideronte shembull

    Insajderi
    10 May 2016 - 19:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Por, vetëm një muaj më vonë faqet e gazetave janë pushtuar me akuza të ndërsjella në mes të kryetares së Gjakovës dhe biznesmenit të njohur kosovar Behxhet Pacollit.

    Behxhet Pacolli në një prononcim sot e cilësoi ish-zëvendëskryetaren e AKR-së si “arrogante”.

    “Mimoza Kusari-Lila ka qenë e përkëdhelur në AKR, prej ardhjes së saj asnjë grua nuk ka ardhë në AKR, pos që janë larguar masivisht….95 për qind e asamblistëve në Gjakovë nuk e kanë përcjell Kusari-Lilën, sepse ajo është sjellë në mënyrë arrogante”, tha sot kryetari i AKR-së.

    Por, para vetëm një muaji Pacolli e lartësoi figurën e Kusari-Lilës, duke thënë se “Mimoza është shembull për gratë kosovare”.

    “Jam krenar që AKR ka ofruar një shembull si Mimoza! Ne do të vazhdojmë të mbështesim karrierën e të rinjve dhe të rejave në politikë!AKR ka qenë gjithmonë partia që është votuar më së shumti nga të rinjtë dhe gratë!”, shkruante në Facebook Pacolli.

    Nuk dihet nëse Pacolli ishte nxitur nga vizita e Kusari-Lilës në SHBA apo ende nuk i kishte thyer marrëdhëniet me kryetaren aktuale të Gjakovës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark