
Lëvizjet feministe në botë kanë aktualizuar një prej probleme më të mëdha në barazinë gjinore në botë, që njihet edhe me termin “mansplaning”, që tregon faktin sesi shumë femra e gjejnë vetën duke u ndërprerë dhe të dëgjojnë meshkujt.
Shumë femra e thërrasin këtë “mansplaining” (man – burrë dhe splaining – shkurtesë për ‘explaining‘- shpjegim) pra kur një burrë i shpjegon diçka një gruaje në formë patronizuese.
Studimet tregojnë se meshkujt dominojnë 75 për qind të bisedave në marrjen e vendimeve në grup dhe sesi kur femrat janë duke folur, meshkujt janë të prirë për t’i ndalur.
Antropoligia kosovare Eli Krasniqi ka komentuar për “mansplaning” në profilin e saj në Facebook duke shkruar se “mansplaning” zakonisht fillon duke e ndërprerë folësen duke qenë se këta burra mendojnë që dinë më shumë sesa gratë për një temë.
“Si rezultat, gratë shpesh gjenden në situata kur gjatë kohës sa ato flasin: ndërpriten, dikush (burrat) flasin në të njëjtën kohë, detyrohen me dëgju. Por shume gra e kane kuptu dhe këta burra i quajnë ‘mansplainers’”, ka shkruar Krasniqi.