Insajderi
Lajme

Policia greke dyshon se bosët e drogës kanë lidhje me Qeverinë shqiptare

Insajderi
10 May 2016 - 20:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas një hetimi që zgjati të paktën një vit, Policia ka zbuluar një rrjet ndërkombëtar të krimit që ka furnizuar Evropën me drogë dhe tashmë Policia është në kërkim të udhëheqësve të këtij grupi, që sipas raportimit të medieve greke disa prej këtyre udhëheqësve kanë lidhje me Qeverinë në Shqipëri.

I dyshuari 44 vjeçar që dyshohet të ketë një të kaluar kriminale me drogë, ishte i emëruar nga Qeveria për të mbikëqyrur çështjet e transportit në qytetin e Sarandës në vitin 2014, pavaësisht se është akuzuar nga opozita se është “zot i drogës”.

Fiks 15 persona janë arrestuar dhe 13 prej tyre janë shtetas shqiptar, gjatë një basistje të kryer të dielën ë kaluar në komunat e Afidnes dhe Aspropyrgos dhe qytete të tjera si Glyka Nera, Ymittos, Korydallos, Kallithea dhe Kifissia.

Hetimet po ashtu thuhen të jenë zhvilluar edhe në Belgjikë. Sipas Policisë ky rrjet kriminal ka transportuar sasi të mëdha të marihuanës dhe kokainës në shtetet si Greqia, Bullgaria, Spanja, Holanda, Britania, Austria, Belgjika dhe Norvegjia.

Policia tha se droga është importuar në Greqi nëpërmjet skafeve nga Shqipëria dhe më pas është shpërndarë në Evropë nëpërmjet një kompanie fiktive të transportit me bazë në Greqi./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark