
Nisma për Kosovën është njoftuar edhe për një dorëheqje nga kjo parti. Pas dorëheqjes së kryetarit të degës së Nismës në Drenas, të njëjtën gjë e ka bërë edhe kryetari i degës në Podujevë, Bajram Ajeti.
Ajeti ka thënë se dorëheqja e tij vije pas nënshkrimi të koalicionit parazgjedhores me AAK-në.
“Kur Nisma për Kosovën ishte pjesë e Opozitës së Bashkuar tek anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët u ngjall shpresa për ndryshimin. Krijimi i Koalicionit parazgjedhor AAK/NISMA nuk gjeti mbështetje të plotë nga Kryesia e deri në bazë, që rezultoi me dorëheqje dhe lëshimin e Nisma për Kosovën”, ka thënë ai.
“Prandaj, duke u bazuar në gjendjen e krijuar jap dorëheqje të parevokueshme, ndërsa NISMA për Kosovën i dëshiroj suksese dhe gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj shëndet dhe gjithë të mirat në jetë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com