Pacolli: Diaspora kërkon pesë vende të rezervuara në Kuvend - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli: Diaspora kërkon pesë vende të rezervuara në Kuvend

    Insajderi
    11 May 2016 - 13:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se përmes kontakteve të tij me diasporën e Kosovës ka mësuar se ata kanë dy kërkesa kryesore.

    E para, sipas tij, është që diaspora të ketë pesë vende të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

    Dhe e dyta, “që në zgjedhjet e ardhshme të jetë e mundur që Diaspora të votojë, me plot kuptimin e fjalës, në shtetet ku ata jetojnë, në mënyrë të ngjashme si serbët e Kosovës që votuan për Parlamentin e Serbisë”.

    “Unë kërkoj nga Presidenti i Republikës së Kosovës që të fillojë procedurat për jetësimin ligjor të këtyre dy pikave. Shpresoj që kësaj radhe lidershipi i Kosovës e kupton rëndësinë vitale të Diasporës në përditshmërinë e Kosovës”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark