Kryetarët e komunave vazhdojnë të jenë jo transparentë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kryetarët e komunave vazhdojnë të jenë jo transparentë

    Insajderi
    11 May 2016 - 14:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sipas KDI, baza ligjore që rregullonte transparencën në nivel lokal përjashtonte në mënyrë absolute transparencën dhe vendimmarrjen e kryetarëve të komunave.

    “Ky boshllëk ligjor ka bërë që kryetarët e komunave t’i ikin përgjegjësisë dhe llogaridhënies për vendimet e tyre në raport me  publikun, thuhet në një njoftim nga KDI”, thuhet në njoftimin e KDI.

    Sic thuhet në njoftimi, pavarësisht këtyre ndryshimeve të rëndësishme, 8 nga 11 kryetarët e komunave në të cilat KDI monitoron institucionet lokale (Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Malishevë, Suharekë, Rahovec, Graçanicë, Deçan, Dragash dhe Mamushë) vazhdojnë të mos u përmbahen këtyre parimeve bazë të qeverisjes llogaridhënëse.

    Sic thotë KDI, janë vetëm kryetarët e komunave të Prizrenit, Prishtinës dhe Rahovecit, të cilët kanë  publikuar vendimet e tyre.

    “Si të zgjedhur të drejtpërdrejtë nga qytetarët, kryetarët e komunave duhet të jenë shumë më të hapur dhe më llogaridhënës në bërjen publike të vendimeve të tyre. Artikulimi publik i këtyre vendimeve që prekin direkt jetën e qytetarëve, përveç që i kontribuon qeverisjes së mirë, ndihmon në promovimin e vetë punës së kryetarëve”, thuhet në njoftimin e tyre.

    KDI kërkon nga Kryetarët e Komunave të bëjnë publike vendimet e tyre konform përgjegjësive me legjislacionin aktual. Për më tepër, kërkon nga Ministria e Administrimit dhe Pushtetit Lokal (MAPL) të ushtrojë autoritetin e saj  drejt krerëve të komunave në përmbushjen e obligimeve  ligjore, e me këtë publikimin e vendimeve të tyre në ueb faqet zyrtare. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark