Krasniqi: Ja si e ktheva mbrapsht urdhrin e Thaçit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Krasniqi: Ja si e ktheva mbrapsht urdhrin e Thaçit

    Insajderi
    11 May 2016 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka treguar situatën e tensionuar me të cilën është ballafaquar para votimit të marrëveshjeve të Brukselit më 19 prill të vitit 2013.

    Sipas tij, duke parë insistimin e deputetëve të opozitës për të ndaluar këtë votim, atij në zyre i kishte shkuar komandanti i njësisë speciale të Policisë së Kosovës, që sipas Krasniqit, ia ka përcjellë një kërkesë të kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi.

    “Atë ditë para se të fillonte votimi, në zyrën time ka ardhur Komandanti i njësisë speciale, i cili me tha:”Shefi (Kryeministri) me tha se policët do të hyjnë në sallën e Kuvendit”. Unë i thash: Për Kuvendin, shefi jam unë. Unë nuk e kam dhënë një urdhër të tillë e as më ka thënë kush gjë! Komandanti i policisë u pajtua, kuptohet pasi i thash, çdo hyrje e policisë në sallë, unë do e ndërpres seancën. Ketë e kisha të drejtë që ta bëja dhe e bëra,” ka thënë Krasniqi.

    Por, megjithatë, policia kishte ndërhyrë në atë seancë, por kjo sipas Krasniqit kishte ndodhur me kërkesë të një deputeti të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Kjo kishte ndodhur pasi që disa deputetë kishin shkuar afër foltores dhe karriges së kryetarit të Kuvendit.

    “Mora telefonat nga një deputet i VV-së, ai kërkoi nga unë: “që të intervenoja me polici se ata nuk po dinin sesi të dilnin nga situata në të cilin ishin futur”. Vetëm pas kësaj telefonate, u kam thënë policisë së Kuvendit që të ndërhynin në largimin e deputetëve të VV-së. Deputetët edhe nuk kanë bërë ndonjë rezistencë. Pra, sikur mos të ishte kërkesa e deputetit të VV-së, kurrën e kurrës nuk do ta urdhëroja ndërhyrjen e policisë në Kuvend!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark