Gjatë këtij takimi Ministri Kuçi e ka njoftuar Dedjën me punën dhe aktivitetet e Ministrisë së Drejtësisë, përfshirë zhvillimet e fundit në fushën e drejtësisë në Kosovë, konkretisht në reformat e realizuara në frymën e perspektivës evropiane, përfshirë legjislacionin dhe ngritjen e kapaciteteve, thuhet në njoftimin e ministrisë së Drejtësisë.
“Nga ana tjetër, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Dedja njoftoi Ministrin Kuçi për reformat themelore që po ndërmerren në fushën e drejtësisë në Shqipëri, për sa i përket legjislacionit dhe funksionimit të sistemit të drejtësisë”, thuhet në komunikatë.
Ministri Kuçi dhe Kryetari Dedja me theks të veçantë diskutuan për rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese, rolin dhe rëndësinë e punës dhe pavarësisë së këtij institucioni në të dyja vendet. /Insajderi.com