Vetëvendosje përmes një komunikate ka njoftuar se do të angazhohet zëshëm kundër kësaj marrëveshje.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! do të angazhohet në mënyrë edhe më intenzive dhe të fuqishme se sa më parë, brenda dhe jashtë Kuvendit, në mbrojtje të territorit të Republikës sonë. Territori i Kosovës nuk ka çmim, nuk është në shitje”, thuhet në njoftimin e VV-së. /Insajderi.com