Ilir Deda tregon se kur do finalizohet partia e re
Në javën e fundit të muajit qershor do të bëhen publik, emri, anëtarët, selia dhe vizioni i partisë së re politike në vend, të cilën e kanë paralajmëruar Ilir Deda e…
Klikoni
Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.
Kështu, në fund të muajit që po vjen do të finalizohet formacioni i ri politik i iniciuar nga Ilir Deda dhe Mimoza Kusari Lila.
Këtë gjë e ka pohuar në emisionin “Republika” me Dardan Gashin në Tribuna Channel ish anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda.
Deputeti Deda në Republikë ka deklaruar se çdo person që nuk është i korruptuar duhet të jetë në këtë parti politike, e cila sipas Dedës, sjell një frymë të re në skenën politike kosovare.