Insajderi
Lajme

PDSH e BDI bojkotojnë zgjedhjet e 5 qershorit në Maqedoni

Insajderi
11 May 2016 - 19:47
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i partisë, pak orë para përfundimit të afatit ligjor për paraqitjen e listave me kandidatë për deputetë.

“Partia nuk do të dorëzojë listën e kandidatëve për deputetë brenda afatit të përcaktuar, që është sot në mesnatë, duke shtuar se bisedimet për daljen e vendit nga kriza vijojnë”, tha ai.

Të njëjtin qëndrim e ka edhe Partia Demokratike e PDSH-së, kryetari i së cilës e ka deklaruar këtë mospjesëmarrje, gjë që nënkupton edhe mos dorëzimin e listave të kandidatëve për deputet.

Mospjesëmarrjen në zgjedhje e kishte konfirmuar edhe LSDM, e drejtuar nga Zoran Zaev, të cilët kanë thënë se nuk ka kushte për zgjedhje të lira. /Insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark